Home ShowBiz “Përse je shëndoshur kaq shumë..”, Bebe i kthehet ashpër komentuesit
“Përse je shëndoshur kaq shumë..”, Bebe i kthehet ashpër komentuesit
0

“Përse je shëndoshur kaq shumë..”, Bebe i kthehet ashpër komentuesit

0
0

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka rënë shpesh herë pre e kritikave për peshën.

Madje në disa foto të fundit të bëra nga paparazzi gjatë pushimeve të saj në Meksikë ku shfaqej me bikini, ajo është komentuar gjatë për  kilet e tepërta, strijat dhe celulit.

Fotot e saj që bënë xhiron e rrjetit bënë që edhe vetë Bebe të reagonte duke realizuar një video me bikini përpara pasqyrës për të treguar se nuk ka lidhje me fotot e shëmtuara të postuara nga paparazzi.

Megjithatë duket se kilet e tëpërta të saj janë bërë objekt bisede për fansat, aq sa shumë prej tyre madje guxojnë ta pyesit edhe privatisht.

Bebe e lodhur nga këto komente ka vendosur që ta publikojë pyetjen që i është bërë për peshën së bashku me përgjigjen e saj.

“ E para, ty nuk ka ç’të duhet, dhe e dyta është për të qeshur që një koment i tillë vjen nga një mashkull”, shkruan ajo në përgjigje të pyetjes që i është bërë.

Bebe e ka pranuar edhe herë të tjera se nuk është perfekte, se ka strija, celulit dhe disa kilogram më shumë, por është e lumtur dhe ka mësuar ta pranojë vetem kështu siç është pa komplekse.

bebe

Link: https://www.instagram.com/beberexha/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHqQvt2ls7T/