Home ShowBiz Preket nga Coronavirus, Eneda izolohet në shtëpi bashkë me të bijën
Preket nga Coronavirus, Eneda izolohet në shtëpi bashkë me të bijën
0

Preket nga Coronavirus, Eneda izolohet në shtëpi bashkë me të bijën

0
0

Këngëtarja Eneda Tarifa është prekur nga Coronavirus dhe këtë e ka njoftuar vetë në instagram përmes një videoje nga shtëpia.

Ajo shfaqet me një kafe në dorë, teksa tregon se as nuk e ndjen aromën e kafes dhe as  nuk po e shijon, pasi i ka humbur shija dhe nuhatja.

Eneda tregon se përveç këtyre dy simptomave nuk ka asnjë gjë tjetër dhe se po e kalon lehtë sëmundjen, por që i duhet të qëndrojë e izoluar në shtëpi së bashku me të bijën.

Ajo tregoi gjithashtu se edhe e bija Aria pati dy ditë temperaturë, por tani është shumë mirë.

Këngëtarja gjatë videos tregon se do ti mungojë “Portokalli” dhe gjithë punët e saj që nuk mund dot ti kryejë gjatë kësaj periudhe, por i bën thirrje të gjithë personave që janë me Covid të respektojnë rregullat dhe të  vetë karantinohen për të shmangur infektimin e personave të tjerë.

Miq, kolegë dhe ndjekës të Enedës i kanë uruar asaj shërim të shpejtë me anë të komenteve të ndryshme në rrjetet sociale.

enedaaaa

Link: https://www.instagram.com/p/CHunJSWFns5/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFIatInFNuw/