Këngëtarja Demi Lovato i dha fund romancës me aktorin amerikan Max Ehrich vetëm dy muaj pas propozimit të famshëm në breg të detit.
Ajo dhe Max u lidhën pak para periudhës së karantinës dhe gjatë gjithë periudhës së izolimit qëndruan bashkë duke e forcuar edhe më shumë raportin e tyre, por që fatkeqësisht mori fund në fare pak kohë.
Pak kohë pas ndarjes Demi ka vendosur që të bëjë një super ndryshim në pamje.
Ajo ka prerë flokët shkurt, të qethura në gjithë pjesën e pasme dhe të gjata deri tek veshët përpara.
Përveç modelin ajo ka ndryshuar edhe ngjyrën e flokëve duke u bërë totalisht bionde.
Me lookun e ri, Demi nuk njihet më, duket aq ndryshe saqë vështirë të dallohet nëse do ta shihnim në profilin e dikujt tjetër.
Këngëtarja ka marrë komplimenta për lookun nga miq dhe fansa të saj, të cilët e kanë komplimentuar për pamjen e re.
Link: https://www.instagram.com/ddlovato/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHwIF5eBdnD/