Home ShowBiz Vite pas ndarjes me Borën, flet për herë të parë Vin Veli, “Nuk mund të jesh i qetë kur…”
Vite pas ndarjes me Borën, flet për herë të parë Vin Veli, “Nuk mund të jesh i qetë kur…”
0

Vite pas ndarjes me Borën, flet për herë të parë Vin Veli, “Nuk mund të jesh i qetë kur…”

0
0

Dj i njohur Vin Veli dhe moderatorja Bora Zemani kanë qenë bashkë për një periudhë të gjatë kohore dhe nga raporti i tyre ka ardhur në jetë një djalë.

As Vini dhe as Bora nuk kanë dhënë detaje lidhur me ndarjen, pavarësisht se kjo ngjarje u përfol gjatë në media disa vite më parë.

Por në një intervistë në “Top Albania Radio”, Vini ka folur për herë të parë lidhur me ndarjen nga moderatorja.

Ai është pyetur lidhur me temën nëse pas ndarjes mund të mbetesh mik me partnerin, referuar raportit që ai ka me Borën dhe Vini ka deklaruar se përsa kohë ke një fëmijë nuk ka pse të mos kesh raporte miqësore.

Megjithatë ai ka deklaruar se vetëm në rastet kur ka pasur tradhëti nuk mund të jesh i qetë dhe i ftohtë, ndërsa në rastet kur diçka thjesht nuk funksionon nuk ke përse  të urresh partnerin.

Kujtojmë se Vin Veli dhe Bora janë ndarë gati 3 vite më parë, ndërsa aktualisht moderatorja është në një lidhje me Donald Veshaj me të cilin ka drejtuar përgjatë një sezoni spektaklin “3-shat”.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=oF3vSmY1P3M

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7oRjU0nBEz/https://www.instagram.com/p/CHieOnODiOh/