Home Aktualitet E fundit, ulet numri i rasteve të reja me COVID, 12 veta ndërrojnë jetë
E fundit, ulet numri i rasteve të reja me COVID, 12 veta ndërrojnë jetë
0

E fundit, ulet numri i rasteve të reja me COVID, 12 veta ndërrojnë jetë

0
0

557 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin zyrtar, njofton se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 12 persona.

Shumica e rasteve të reja si gjithmonë janë evidentuar në Tiranë, e cila vijon të jetë vatra më e nxehtë e virusit.

Aktualisht në të trea spitalet në vend janë të shtruar 491 persona, 32 në terapi intensive dhe 7 të intubuar.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 368 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 18.849 që prej fillimit të epidemisë.

Link: https://new.shendetesia.gov.al/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/coronavirus-3992933/