Home Aktualitet E fundit/ 17 humbje jetë në 24 orë, ja situata në vend
E fundit/ 17 humbje jetë në 24 orë, ja situata në vend
0

E fundit/ 17 humbje jetë në 24 orë, ja situata në vend

0
0

705 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e saj zyrtar ka njoftuar se fatkeqësisht 17 persona kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë Tirana vijon të mbetet vatra më e nxehtë e virusit ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 386 raste të reja.

Aktualisht në të katërta spitalet në vend po trajtohen 484 pacientë, 38 në terapi intensive dhe 13 të intubuar.

Një lajm i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 528 qytetarë duke e fituar kështu betejën me virusin.

Ministria e Shëndetësisë vijon të bëjë apel për të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë masat dhe protokollet e sigurisë me synim që të frenohet përhapja e mëtejshme e virusit.

Ministriaa

Link: https://new.shendetesia.gov.al/covid19-ministria-e-shendetesise-2-186-testime-528-te-sheruar-705-raste-te-reja-dhe-17-humbje-jete-ne-24-oret-e-fundit/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/moHiHqdmUYY