0
0
Portieri i kombëtares shqiptare Ertrit Berisha është shtruar në spital i infektuar me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi i futbollit “S.P.A.L” ku luan portieri, përmes një statusi në faqen e tyre zyrtare.
Në këtë njoftim thuhet se Berisha është shtruar në repartin e specializuar për COVID në spitalin Cona në Itali ku do ti nënshtrohet disa kontrolleve mjekësore.
Portieri kishte rezultuar pozitiv që në 27 nëntor dhe ishte izoluar në shtëpi që prej momentit që kishte marrë përgjigjen e testit.
Burimi i lajmit: https://www.spalferrara.it/aggiornamento-medico-sul-portiere-etrit-berisha/?fbclid=IwAR2ZlvRN_gwPvcDYo-9UqIDkmBbbxs4j1Gv_1JkUbplt8cQO1MVJJvYrlRI
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2eYdF6iKjl/