Sindi dhe Melisa, dy vajzat e “Përputhen” janë vënë në qendër të vëmendjes prej dy ditësh.
Ato patën një debat të ashpër në studio i cili degjeneroi në fyerje.
Sindi u ndie e fyer ndaj komenteve të Melisës lidhur me virgjërinë e saj, çka bëri që ajo të shpërthente me deklarata fyese për Melisën.
Sindi nuk është ndalur me aq, por ka vijuar me statuse dhe komente të ndryshme në rrjetet sociale.
Ajo ka postuar një video ku shihet para pasqyrës me telefon në dorë, ndërsa shkruan: “Ajo nuk është e brishtë si një lule, por është e brishtë si një bombë”, duke treguar kështu se nuk është më ajo vajza e urtë, por di se si të reagojë në situata të ndryshme.
Kujtojmë se pas debatit me Sindi, Melisa u largua e fyer nga studioja dhe pas ritakimit të nesërmen, Sindi refuzoi ti kërkonte të falur Melisës.
Link: https://www.instagram.com/p/CIRT88inrRv/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIBXY-enzI3/