Home Aktualitet E fundit/ Rritet sërish numri i viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19
E fundit/ Rritet sërish numri i viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19
0

E fundit/ Rritet sërish numri i viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19

0
0

18 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit të prekur nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin zyrtar njofton se nga testimet e kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar 801 raste të reja në të gjithë vendin.

349 raste janë shënuar vetëm në Tiranë, 49 në Vlorë, 31 në Tepelenë, nga 23 në Berat dhe Gjirokastër, 22 raste në Librazhd, 20 në Krujë dhe Mat, 16 në Durrës e Dibër, 15 raste në Tropojë, 10 në Has, 9 në Devoll e Kuçovë, 8 në Kukës, 7 në Malësinë e Madhe, 6 në Elbasa e Mallakastër, 4 në Gramsh, 3 në Fier e Delvinë, 2 në Kavajë, Pukë e Bulqizë dhe një rast në Kurbin e Sarandë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 490 qytetarë, ndërsa në të katërta spitalet në vend po marrin trajtim 483 pacientë, 35 në terapi intensive dhe 10 të intubuar.

Link: https://new.shendetesia.gov.al/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/moHiHqdmUYY