Home Aktualitet Vijojnë shifrat e larta me COVID, 19 persona ndërrojne jetë
Vijojnë shifrat e larta me COVID, 19 persona ndërrojne jetë
0

Vijojnë shifrat e larta me COVID, 19 persona ndërrojne jetë

0
0

Vijojnë ende shifrat e larta me COVID-19 në vend.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 846 raste të reja nga të cilat 265 raste vetëm në Tiranë.

Ndërkaq fatkeqësisht 19 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin.

Aktualisht në të katërta spitalet në vendin po marrin trajtim spitalor 469 pacientë, 31 në terapi intensive dhe 11 të intubuar.

312 persona rezultojnë të shëruar duke e çuar në 21.286 numrin e të shëruarve që prej fillimit të pandemisë.

Ekspertë të Ministrisë vijojnë t’ju drejtojnë apel qytetarëve dhe bizneseve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e higjenës si dhe protokollet e sigurisë.

Link: https://new.shendetesia.gov.al/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/coronavirus-3992933/