Home Aktualitet Java tjetër vendimtare, Ekspertët do të gjykojnë nëse do të ketë masa të reja
Java tjetër vendimtare, Ekspertët do të gjykojnë nëse do të ketë masa të reja
0

Java tjetër vendimtare, Ekspertët do të gjykojnë nëse do të ketë masa të reja

0
0

Tirana, Lezha dhe Gjirokastra mbetet zonat më të prekura nga COVID-19, megjithatë situata vijon të mbetet e qëndrueshme.

Komiteti  teknik i ekspertëve në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se do të duhet edhe një javë për të parë a do të vazhdojë kjo qëndrueshmëri dhe në bazë të vlerave që do të ketë java e ardhshme do të gjykohet nëse do të mbetemi në nivelin e masave aktuale shtrënguese, apo do të ketë të tjera.

Kreu i komitetit Teknik Mira Rakaçolli nuk tha se cilat mund të jenë masat në rast të përkeqësimit të situatës, pasi kjo do të varet nga shifrat.

Ndërkohë situata në vend sipas ekspertëve është në shifrat e 365 raste për çdo 100 mijë banorë, një shifër kjo që konsiderohet si një ndër më të ulëtat në rajon.

Burimi i lajmit:https://shendetesia.gov.al/java-tjeter-shume-e-rendesishme-komiteti-teknik-i-eksperteve-situata-e-qendrueshme/

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/