Dy vëllezërit e njohur Getinjo dhe Mozzik kanë firmosur një tjetër sukses me bashkëpunimin e tyre të fundit.
Por ndërsa për Mozzik ekziston vetëm një emër femre dhe ky emër është Loredana, për Getinjon nuk dimë shumë rreth jetës së tij private.
Por së fundmi ai ka ripostuar në instagramin e tij një brune bukuroshe që po këndon këngën e tij të fundit në bashkëpunim me të vëllain.
Vajza quhet Rina është kosovare që jeton në Gjermani dhe videon e ripostuar në instagramin e tij, reperi e shoqëron me një zemër të madhe të kuqe, ndërsa e quan publikisht vajzën: “Zemra ime”.
Nuk e dimë se çfarë e lidh reperin me këtë vajzë, pasi deri tani përveç kësaj deklarate publike nuk kemi parë të tjera komente apo foto me vajzën.
Gjithsesi lloji i raportit mes tyre mbetet për t’u parë në vijimësi.
Link: https://www.instagram.com/getinjo/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFNNqm1hsZz/