0
0
Moderatorja Dojna Mema është bërë nostalgjike dhe ka hapur arkivat duke kujtuar gjyshen e saj nga ana e babait.
Ajo ka postuar në instagram një foto ku pozon me gjyshen vite më parë ndërsa ishte më e vogël.
“Gjyshja ime tjetër nga ana e babit që nuk e jetova gjatë. Po shifja albumin dhe më duket mua apo kemi një ngjashmëri të madhe”, shkruan Dojna krahas fotos ku në fakt ngjajnë si dy pika uji, të njëjtat sy e të njëjtat tipare.
Modetaroja e ka treguar se është shumë e lidhur me gjyshërit.
Gjyshja e saj nga ana e mamit është bërë shumë e famshme, pasi Dojna poston herë pas here video me të, duke i bërë të gjithë të qeshin me lot me batutat e saj.
Link: https://www.instagram.com/dojnamema/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHC_AhHhR5B/