E fundit, rriten sërish shifrat, 14 persona ndërrojnë jetë
873 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e saj zyrtar njofton se 364 raste janë shënuar vetëm në Tiranë, 32 në Kavajë, 25 ne Lezhë, 22 në Librazhd, 19 në Krujë e Sarandë , 18 në Lushnje, 13 në Kurbin, 11 në Malësinë e madhe e kështu me rradhë në të gjitha qytetet numri i rasteve të reja vjen në zbritje.
Ndërkohë fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 14 persona midis moshës 56 deri në 84 vjeç.
Një lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 537 qytetarë duke e çuar në 23.609 numrin e të shëruarve që prej fillimit të epidemisë.
Ndërkohë në të katërta spitalet në vend po trajtohen 436 pacientë, 29 në terapi intensive dhe 7 të intubuar.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/coronavirus-3992933/