Home Aktualitet E fundit/ Sërish shifra të larta, 12 persona ndërrojnë jetë
E fundit/ Sërish shifra të larta, 12 persona ndërrojnë jetë
0

E fundit/ Sërish shifra të larta, 12 persona ndërrojnë jetë

0
0

802 raste të reja me COVId-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 12 persona.

Shumica e rasteve të reja janë evidentuar në Tiranë që vijon të jetë vatra më e nxehtë e infeksionit dhe konkretisht 310 raste.

Ndërkohë një numër i konsiderueshëm rastesh të reja ditore janë shënuar edhe në Berat, Elbasan, Korçë, Vlorë e Shkodër.

Ndërkaq në 24 orët e fundit janë shëruar 527 qytetarë, ndërsa aktualisht në të katërta spitalet në vend po trajtohen 451 pacientë, 37 në terapi intensive dhe 12 të intubuar.

Ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë thirrje për të respektuar rregullat e higjenës dhe për të përdorur maskat në ambjente të hapura e të mbyllura.

Link dhe Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/