Home ShowBiz Lori reagon për vrasjen e 25 vjeçarit, “Është e thjeshtë të postoj një foto dhe të jem e larë…”
Lori reagon për vrasjen e 25 vjeçarit, “Është e thjeshtë të postoj një foto dhe të jem e larë…”
0

Lori reagon për vrasjen e 25 vjeçarit, “Është e thjeshtë të postoj një foto dhe të jem e larë…”

0
0

Vrasja e 25 vjeçarit nga një polic ka shkaktuar revolt dhe reagime të ndryshme nga qytetarët por edhe personazhe të njohur.

Lori Hoxha ka postuar në instagramin e saj një foto që është postuar thuajse nga të gjithë.

Një mbishkrim në mur ku shkruhet: “Kë telefonin kur vret policia”

Krahas kësaj fotoje ajo ka reaguar me një shkrim ku tregon se në raste të tilla është vështirë të gjesh fjalët e duhura dhe se ndonjëherë është lehtë të bësh një postim si të gjithë dhe jesh e larë dhe ta ndjekësh situatën ndërsa rri në shtëpi.

Në statusin e saj ajo uron që të vihet drejtësia për djalin që mund të ishte edhe vëllai i saj, ndërsa në fund të statusit  shkruan se lutjet e saj shkojnë për familen dhe çdokënd që mund të jetë afektuar nga kjo ngjarje e trishtë.

“Nuk flas shpesh me zë të lartë në instagramin tim për çështje që dhembin. Jo sepse nuk më dhemb dhe mua, po sepse është shumë e vështirë për të gjetur fjalët e duhura. Shumë e lehtë ta ripostoj këtë foto dhe të jem e “lare” me ndjekësit e mi ndërkohë që rri në shtëpinë time ngrohtë siç bëhet rëndom për çështje që ndonjëherë as nuk na përkasin. Unë nuk i di faktet, por di që jeta e kujtdo dhëmb e nuk duket shuajtur makrabisht nga ata që supozohet të na mbrojnë.”, shkruan ndër të tjera Lori në postimin e saj të gjatë, ndërsa uron që si popull të kemi kurajon për të ngritur zërin  dhe për të luftuar çdo padrejtësi.

lori

Link: https://www.instagram.com/lorihoxha/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CF6vyf_l1_1/