Sporti në zi, ndërron jetë futbollisti i famshëm pas një sëmundjeje të rëndë
Futbollisti i njohur italian Paolo Rossi ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare, pasi nuk mundi dot ta fitonte betejën me një sëmundje të rëndë.
Ish sulmuesi i kombëtares Italiane do të mbahet mend për triumfin e tij në botërorin e 1982, ku u konsiderua si heroi që i solli fitoren Italisë duke mundur në finale Gjermaninë.
Bashkëshortja e futbollistit Federica Capelleti ka shpërndarë në instagram një foto të saj me futbollistin ndërsa shkruan: “Përgjithmonë”
Të shumtë janë miqtë dhe fansat e futbollistit që e kanë ngushëlluar të shoqen krahas fotos, duke u shprehur të trishtuar për largimin e tij nga jeta.
Paolo Rossi konsiderohej si një prej futbollistëve më të mirë italianë që gjatë karrierës së tij numëron disa trofe dhe gjithashtu topin dhe këpucën e artë.