Home Aktualitet E fundit/ Ulet numri i rasteve të reja me COVID-19, 13 persona ndërrojnë jetë
E fundit/ Ulet numri i rasteve të reja me COVID-19, 13 persona ndërrojnë jetë
0

E fundit/ Ulet numri i rasteve të reja me COVID-19, 13 persona ndërrojnë jetë

0
0

661 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit duke shënuar kështu një ulje të rasteve ditore.

Ministria e Shëndetësisë njofton se si gjithmonë shumica e rasteve janë rregjistruar në Tiranë e cila është vatra më e nxehtë e virusit.

Ndërkohë fatkeqësisht e kanë humbur betejën me virusin 13 persona, ndërsa në të katërt spitalet në vend po marrin trajtim shëndetësor 433 persona, 24 në terapi intensive dhe 11 të intubuar.

Ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë apel për të respektuar masat dhe për të treguar kujdes në zbatimin e protokolleve të sigurisë.

Link dhe Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/