Bieta Sulo dhe Alban Dudushi kanë qenë të ftuar në “Binjakët Shoë” ku kanë folur gjerësisht për projektet e tyre profesionale dhe për jetën private.
Albani është rrëfyer se si ka qenë takimi i parë me Bietën kur ka ardhur në ambjentet e “Top Channel” duke treguar se i kanë bërë shumë përshtypje flokët e saj.
Ndërsa sa i takon puthjes së parë, Albani ka treguar se ajo vonoi pak deri sa zemra dhe ndjenjat të përputheshin me trurin.
Kujtojmë se Albani dhe Bieta kanë vite së bashku dhe janë bërë prindër të një djali.
Moderatorja tha se ka në plan që ta zgjerojë familjen dhe se do të dëshironte dy fëmijë të tjerë, madje preferon që të jenë binjakë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=8Eqed_yQyK8&feature=emb_err_woyt
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCgedhhnts4/