E fundit/ Bie numri i rasteve të reja, 12 persona ndërrojnë jetë
0
0
637 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit duke shënuar kështu një ulje të lehtë të rasteve të reja ditore.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 12 persona, ndërsa e kanë fituar betejën me virusin 505 persona duke e çuar numrin e të shëruarve që prej fillimit të epidemisë në 26381 persona.
Aktualisht në të katërta spitalet në vend po trajtohen 403 persona, 29 në terapi intensive dhe 11 të intubuar.
Tirana vijon të mbetet vatra më e nxehtë e sëmundjes ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 249 raste.
Link dhe burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/