Këngëtarja Zaimina Ismajli shumë rrallë ka guxuar me lookun.
Atë e kemi parë gjithmonë me flokë të gjata të zeza dhe nuk mbajmë mend të ketë ndryshuar ndonjëherë model apo ngjyrë floksh dhe e kemi të pamundur ta imagjinojmë ndryshe.
Por këtë herë ka vendosur të guxojë duke shkrutuar flokët.
Ajo ka vendosur që të shfaqet me flokë të shkurtëra deri në gjatësinë e supeve, një model shumë i përhapur kohët e fundit.
“Më kishte marrë malli për flokë të shkurtër, si thoni i kam më mirë të gjatë apo të shkurtër”, shkruan ajo krahas fotove të shpërndara në instagram ku duket ndryshe nga zakonisht.
Shumë fansa dhe miq i kanë thënë këngëtares se floku i shkurtër dhe sidomos ky model i shkon më shumë dhe në fakt këngëtarja duket shumë mirë edhe me flokë të shkurtër.
Link: https://www.instagram.com/p/CJB9_NwHRKk/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CHVpTOznpvr/