Home ShowBiz Hueyda El Saied i jep fund beqarisë, dalin fotot e para nga ceremonia
Hueyda El Saied i jep fund beqarisë, dalin  fotot e para nga ceremonia
0

Hueyda El Saied i jep fund beqarisë, dalin fotot e para nga ceremonia

0
0

Hueyda El Saied dhe partneri i saj Thierry i thanë “Po” njëri tjetrit duke i dhënë kështu fund beqarisë.

Ata të dy organizuar një ceremoni krejt sekrete dhe fotot e para me fustanin e bardhë i ka ndarë me revistën “Ëho” .

Hueyda dhe Thierry janë në një lidhje prej 4 vitesh, ndërsa më herët kanë qenë miq me njëri tjetrin.

Që prej momentit që ajo vendosi ta bëjë publike lidhjen, ata të dy i kemi parë shpesh herë në rrjetet sociale me foto dhe video shumë të këndshme.

Ajo dhe partneri organizuan një ceremoni të thjeshtë, por që sipas Hueydës ishte plot sharm, emocion dhe gëzim.

Hueyda  tregon se pavarësisht dëshirës së të dyve, ju është dashur ti ndryshonin disa herë planet e dasmës dhe nga data 11 që ishte vendosur ceremonia është shtyrë për në 18 dhjetor.

Megjithatë nga fotot duket që ceremonia ka shkuar në mënyrë perfekte dhe bashkë me Gabriel ata të dy duken shumë të lumtur në ditën e tyre speciale.

hueyda

Link: https://www.instagram.com/p/CJJ75c_n7iF/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CF5JcCIDn2n/