Moderatorja Xhemi Shehu është larguar këtë vit nga “Portokalli”, një spektakël që e moderonte prej vitesh së bashku me Salsano Rrapin.
Deri tani ajo nuk ka njoftuar për ndonjë projekt të ri televiziv, megjithatë duket se planet e saj janë në fushën e kinematografisë.
Ka qenë Arbana Osmani që ka postuar një foto me Xhemin dhe krahas saj shkruan: “Me yllin tim të filmave”.
Këto dyshime i përforcon edhe më shumë partneri i Arbanës, rregjisori Eduart Grishaj i cili komenton se këtë pamje do të kenë edhe në rol.
Më pas Arbana i është drejtuar partnerit duke i thënë se rolin do ta ketë Xhemi se ajo filmat i bën në shtëpi.
Ndërsa Xhemi duke u nisur nga thashethemet e fundit për një shtatëzani të mundshme të saj duke qeshur komenton se do të merret me këtë punë pasi të lindë, ndërsa rregjisori ka treguar po me humor se lindja e Xhemit do të jetë pjesë e filmit.
Nuk e dimë nëse Xhemi do ta shohim shumë shpejt me një rol në film, kjo mbetet për t’u parë në vazhdimësi.
Link: https://www.instagram.com/p/CJJxUx6g7IS/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CH0JKUIHfou/