Home ShowBiz Pasi u largua nga “Portokallia”, zbulohen planet e reja të Xhemit, ja ku do ta shohim
Pasi u largua nga “Portokallia”, zbulohen planet e reja të Xhemit, ja ku do ta shohim
0

Pasi u largua nga “Portokallia”, zbulohen planet e reja të Xhemit, ja ku do ta shohim

0
0

Moderatorja Xhemi Shehu është larguar këtë vit nga “Portokalli”, një spektakël që e moderonte prej vitesh së bashku me Salsano Rrapin.

Deri tani ajo nuk ka njoftuar për ndonjë projekt të ri televiziv, megjithatë duket se planet e saj janë në fushën e kinematografisë.

Ka qenë Arbana Osmani që ka postuar një foto me Xhemin dhe krahas saj shkruan: “Me yllin tim të filmave”.

Këto dyshime i përforcon edhe më shumë partneri i Arbanës, rregjisori Eduart Grishaj i cili komenton se këtë pamje do të kenë edhe në rol.

Më pas Arbana i është drejtuar partnerit duke i thënë se rolin do ta ketë Xhemi se ajo filmat i bën në shtëpi.

Ndërsa Xhemi duke u nisur nga thashethemet e fundit për një shtatëzani të mundshme të saj duke qeshur komenton se do të merret me këtë punë pasi të lindë, ndërsa rregjisori ka treguar po me humor se lindja e Xhemit do të jetë pjesë e filmit.

Nuk e dimë nëse Xhemi do ta shohim shumë shpejt me një rol në film, kjo mbetet për t’u parë në vazhdimësi.

xhemi

arbna ,xhemi

xhem, arb

Link: https://www.instagram.com/p/CJJxUx6g7IS/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CH0JKUIHfou/