Arjon Luli një prej ish kandidatëve të “Përputhen” u vendos në qendër të vëmendjes pas disa fotove të tij teksa ndodhej në shtrat me Anën.
Por pas historisë me Anën, Arjoni nuk rri pa u ngacmuar sërish me kandidatët e “Përputhen”, këtë herë ai ka postuar një foto të Andit me Tean teksa bisedojnë në backstage dhe krahas fotos ai i ëshë përgjigjur edhe njërës prej dëshirës së ndjekësve të tij që ka shprehur si dëshirë për fundvit që Andi dhe Tea të dalin të përputhur.
Arjoni duke dashur të thumbojë spektaklin I është përgjigjur me këtë foto të tyre në prapaskenë ndërsa shkruan me nota ironie: “ Të përputhur do dalin sepse ja ka bërë muabetin në backstage”
Kujtojmë se fillimisht ishte Shqipja ajo që publikoi një foto të vjetër të Andit me një vajzë që i ngjante Teas, por si protagonistët e ngjarjes ashtu edhe produksioni e mohuan një gjë të tillë.
Link: https://www.instagram.com/arjonluli_/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CI6PYtHBB97/, https://www.instagram.com/p/CID7O6LFlMjLW4i-hY0DLtaRvko92Tw1mOhzps0/