Modelja Trejsi Sejdini ka bërë një urim krejt unik për festat e fundvitit.
Ajo është shfaqur si gjithmonë tejet provokuese në mes të dëborës veshur me një fustan të shkurtër të kuq, dekoldenë e zbuluar dhe taka të larta ndërsa i uron të gjithë me rastin e festave.
Trejsi shfaqet tejet joshëse ndërsa duket gati perfekte veshur e gjithë me të kuqe duke bërë contrast me dëborën e bardhë.
“Gëzuar Krishtlindjet”, shkruan ajo krahas fotos ku nuk mungojnë urimet dhe komplimentat nga miq dhe fansa të saj.
Trejsi është shumë aktive në rrjetet sociale ku e shohim të postojë herë pas here foto e video ku shfaqet perfekte, ndërsa gjithmonë arrin të tërheqë vëmendjen e fansave dhe miqve të saj.
Link: https://www.instagram.com/p/CJOHtrhBCvJ/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CH5-zlUhnU-/