Ish bashkëshortja e këngëtarit Blero, aktorja Teuta Krasniqi ka sjellë Krishtlindjet në një mënyrë krejt unike.
Ndryshe nga të tjerët që vishen me të kuqe teksa pozojnë pranë pemës, ajo së bashku me vajzat janë veshur në ngjyrë rozë me fustane identike si dhe me kapuç po në ngjyrë rozë.
Të njëjtin kapuç mban edhe i shoqi i saj, i cili në fakt është veshur në ngjyrë gri.
Ata pozojnë të lumtur pranë pemës si dhe në ambjentin përreth shtëpisë ku ka shumë zbukurime dhe dekor në ngjyrë rozë.
“Urimet më të përzemërta për vitin 2021 nga familja jonë. Shëndet dhe mbarësi në familjet tuaja”, shkruan ajo krahas fotove të këndshme festive ku ata të katërt duken kaq të lumtur.
Link: https://www.instagram.com/p/CJOymoUL9tR/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGkajAXgAvN/