Eliona Pitarka do të bëhet shumë shpejt nënë për herë të parë.
Ajo e ka mbajtur të fshehtë shtatëzaninë deri vonë, duke postuar foto ku mundohej të fshihte barkun.
Por në ditën e saj të lindjes ajo e konfirmoi lajmin me anë të tortës speciale, por nuk publikoi asnjë foto me barkun e rrumbullakosur.
Por tashmë në këtë fundvit ajo ka vendosur që ti urojë festat me një foto shumë të këndshme ku për herë të parë pozon me barkun e rrumbullakosur.
“Gëzuar festat nga unë dhe bebi. Pas një viti kaq të vështirë e vetmja gjë që më vjen të uroj është shëndet dhe begati”, shkruan ajo krahas postimin ku për herë të parë tregon barkun që është rritur kaq shumë.
Link: https://www.instagram.com/p/CJbDKa6hf5Q/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CC_sBNEHVkr/