Rekord testimesh dhe rastesh të reja, 7 persona ndërrojnë jetë
0
0
725 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 3906 teste, një numër ky më i lartë krahasuar me ditët e kaluara.
Ndërkaq fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 7 persona të moshës 52 deri në 76 vjeç.
Aktualisht në të katërta spitalet në vend janë të shtruar 273 pacientë, 18 prej të cilëve në terapi intensive dhe tre të intubuar.
Në 24 orët e fundit luftën me këtë virus e kanë fituar 551 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 36102 që prej fillimit të epidemisë.
Link: https://shendetesia.gov.al/