Këngëtarja Elvana Gjata duket se ka një talent edhe në kërcim dhe këtë e konfirmoi koreografi Albi Nako me të cilin ajo ka bashkëpunuar për disa klipe.
Gjatë një interviste për “Ëake Up” në “Top Channel”, ai ka zbuluar se Elvana ka super talent në kërcim dhe nëse nuk do të ishte një këngëtare, atëherë do të ishte një super balerinë.
Megjithatë Elvana nuk e mendon kështu.
Ajo ka postuar në instagram një pjesë të intervistë së Albit, ndërsa thotë se në fakt nëse nuk do të ishte këngëtare, ajo me siguri do të ishte një chef kuzhine, duke zbuluar kështu se veç këngës, ajo ka pasion edhe gatimin.
Deri tani nuk e kemi parë Elvanën që të na e tregojë talentin në kuzhinë, por përderisa e pranon vetë, do të thotë që gatuan shumë mirë.
Link: https://www.instagram.com/elvanagjataaaa/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBldwBlpfmM/