Home ShowBiz Arjoni e nxjerr sërish bllof, ja çfarë zbulon këtë herë për Anën
Arjoni e nxjerr sërish bllof, ja çfarë zbulon këtë herë për Anën
0

Arjoni e nxjerr sërish bllof, ja çfarë zbulon këtë herë për Anën

0
0

Arjon Luli, ish kandidati i përputhen, publikoi disa javë më parë një foto ku shihej në shtrat me Anën.

Fotot e tij bënë xhiron e rrjetit dhe shkaktuan një rrëmujë të vërtetë duke u bërë kryefjala e mediave online për javë me rradhë.

Ai pretendonte se me Anën kishte një lidhje dhe madje i kishte kërkuar që ta linin emisionin dhe të iknin bashkë, por ajo sipas tij nuk kishte pranuar dhe e kishte lënë.

Ana ndërkaq e mohoi kategorikisht të ketë pasur një lidhje me Arjonin, ndërsa tha se do ta padiste për nxjerrjen e kësaj fotoje, ndërsa ajo ishte duke fjetur gjumë.

Sot ata të dy janë përjashtuar nga emisioni, por për ta ende flitet dhe një prej fansave të tij i ka thënë Arjonit që kur gjykata ti japë të drejtë lidhur me Anën, të shkojë bashkë me Sindin dhe t’ua përplasi dokumetin në fytyrë atyre të tjerëve.

Por duket se padia ende nuk është bërë, të paktën kështu thotë Arjoni, i cili tregon se deri tani nuk ka asnjë procedim penal kundrejt tij dhe se është ende duke pritur.

arioniii

Link: https://www.instagram.com/arjonluli_/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIT2adBFEtKJSUX9CRthwTp-8GQDpNZjsJSyTQ0/https://www.instagram.com/p/CIaXDr0lK3xQTa_SRaHdiK7AMcU-ArjwplovWM0/