E fundit, sërish rritje të rasteve me COVID, 7 persona ndërrojnë jetë
673 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa në total janë realizuar 3927 testime.
Ministria e Shëndetësisë njofton se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 7 persona.
Ndërkaq si gjithmonë vatra më e nxehtë vijon të mbetet Tirana me mbi 250 raste çdo ditë.
Sipas të dhënave në të katërta spitalet në vend po marrin trajtim spitalor 260 pacientë, 29 në terapi intensive dhe 6 të intubuar.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit 436 qytetarë janë shëruar duke e çuar në 36971 numrin e të shëruarve që prej fillimit të epidemisë.
Ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë apel që të respektohen masat dhe protokollet e sigurisë për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit.
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/