E kishin parashikuar edhe këtë…, Simpsons habisin sërish
Sulmet e disa ditëve më parë në Kongresin Amerikan, ndërsa ishte duke u konfirmuar rezultati i zgjedhjeve të fituara nga Joe Biden është parashikuar nga seriali i famshëm vizatimor “The Simpsons” që në 1996.
Episodi që parashikon një ngjarje të tillë quhet “Dita kur dhuna vdiq”, dhe gjatë tij tregohet hyrja në skenë e një personazhi të ri që ndodhet në shkallët e Kongresit në pritje të miratimit të një amendamenti.
Më pas një anëtar i Kongresit del jashtë godinës për të lajmëruar se amendamenti në fjalë u miratua, ndërsa personazhi që po priste në shkallë dëgjohet të thërrasë i lumtur: “Hajdeni djem, dyert janë të hapura”
Në këto momente një grup personash të armatosur shihen të vrapojnë në drejtim të Kongresit, ndërsa janë duke qëlluar në ajër dhe në duar mbajnë bomba gati për ti shpërthyer.
“The Simpsons” kanë parashikuar shumë prej ngjarjeve që kanë ndodhur së fundmi dhe madje fansa të këtij seriali besojnë se ata e kanë parashikuar pandeminë globale prej Coronavirusit që në 1993.
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/27rOcTnALRk