Kohët e fundit në mediat online po qarkullojnë zërat se reperi S4mm dhe bashkëshortja e tij mund ti kenë dhënë fund martesës vetëm pas tre muajsh.
Motiv për këtë janë bërë disa detaje siç janë fshirja e fotove të përbashkështa në rrjetet sociale dhe fakti që ata nuk e ndjekin më njëri tjetrin në instagram.
Dyshimet lindën gjithashtu edhe pas këngës së tij të re që quhet “Tradhëtare”, dhe kjo madje bëri që të aludohet se motivi mund të ketë qenë tradhëtia.
Por reperi duke u nisur nga zhurma e krijuar ka vendosur që ta sqarojë njëherë e mirë këtë situatë duke treguar se tradhëtarë është vetëm titull i këngës.
Megjithatë ai nuk ka treguar nëse janë të vërteta zërat për ndarje mes tyre duke mos dhënë asnjë detaj më shumë.
Link: https://www.instagram.com/samirs4m/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_5ZWzinV_l/