Home Aktualitet E hëna blu.., ja përse 18 janari është dita më depresive e vitit
E hëna blu.., ja përse 18 janari është dita më depresive e vitit
0

E hëna blu.., ja përse 18 janari është dita më depresive e vitit

0
0

Kjo e hënë e quajtur ndryshe e hëna blu, është konsideruar si një prej ditëve më depresive të vitit.

Kjo datë është vendosur si dita më e trishtë e vitit tashmë prej shumë vitesh dhe është llogaritur nga një grup psikologësh për disa arsye.

Konkretisht, e hëna blu, konsiderohet e hëna e javës së tretë të janarit dhe sipas ekspertëve kjo ditë është më depresivja pasi në këtë periudhë ka kaluar pothuajse plotësisht efekti i festave dhe njerëzit i janë rikthjyer plotësisht rutinës me mëngjese herë pas here gri dhe ditëve të lodhshme të punës.

Pavarësisht se e hëna blu njihet si koncept prej kohësh, studieuesit kanë treguar se në fakt nuk asnjë të vërtetë shkencore, por vetëm një akumulim faktorësh të jashtëm që të bëjnë të mendosh se në fakt e hëna e javës së tretë të janarit konsiderohet si dita më e zymtë dhe depresive e vitit.

Link: https://www.scotsman.com/health/blue-monday-2021-what-it-why-it-today-and-meaning-behind-most-depressing-day-year-3088800

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/vKHQ2xZADmE