Home Aktualitet E fundit, ulet numri i rasteve të reja me COVID, 4 persona ndërrojnë jetë
E fundit, ulet numri i rasteve të reja me COVID, 4 persona ndërrojnë jetë
0

E fundit, ulet numri i rasteve të reja me COVID, 4 persona ndërrojnë jetë

0
0

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar shifrat e 24 orëve të fundit me COVID-19 në vend.

Nga të dhënat shohim një ulje të numrit të rasteve krahasuar me ditët e fundit.

Konkretisht nga 2343 testime të kryera janë konfirmuar pozitiv 292 qytetarë.

Sipas të dhënave 4 persona nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen duke ndërruar jetë.

Aktualisht në të katërta spitalet në vend po trajtohen 282 pacientë, 25 në terapi intensive dhe 6 të intubuar.

NDërkohë ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë apel për të treguar kujdes dhe për të respektuar të gjitha masat me qëllim shkëputjen e zinxhirit të transmetimit të sëmundjes.

Link dhe burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/