Home ShowBiz “Kam bërë burg për të dashurën..”, Atdheu bën deklaratën shokuese
“Kam bërë burg për të dashurën..”, Atdheu bën deklaratën shokuese
0

“Kam bërë burg për të dashurën..”, Atdheu bën deklaratën shokuese

0
0

Atdheu një prej djemve të “Përputhen”, ka trazuar mjaftueshëm ujrat që pas hyrjes së tij në spektakël.

Ai është pëlqyer thuajse nga të gjitha vajzat, ndërsa është konsideruar si ai djali i fortë që vështirë se mund ta mendojmë ndonjëherë të dashuruar apo të ndjeshëm.

Atdheu ka treguar dje në “Përputhen”, një tjetër anë të tij që nuk e dinim.

Ai tregoi historinë e dashurisë me një vajzë qe jetonte në një shtet European dhe ai vetëm për ta takuar ka kaluar ilegalisht kufirin e madje edhe ka bërë burg pasi është kapur.

Atdheu rrëfeu se i ka ende në telefon fotot e këmbëve gjithë gjak dhe të copëtuara nga ecja për orë të tëra për të kaluar kufirin.

Ndërsa shtoi gjithashtu se vajzës i kishin thënë se ai është tip aventurier dhe ka pasur shumë femra, por ai duke qenë i dashuruar e bëri sakrificën për ta takuar, megjithatë pavarësisht kësaj pak më vonë erdhi edhe ndarja.

Të gjithë janë habitur nga deklarata e tij, madje edhe vetë moderatorja Bora e kishte deri diku të vështirë ta besonte duke pasur parasysh natyrën e tij.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Y3IqSQOJxYU&feature=emb_err_woyt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJI75dgJZxC_4a7lle9DvmJPtF7pMrz_Xvj0TM0/