Home ShowBiz “Kujdes si justifikoheni…”, në pritje të përgjigjes së Andit, Shqipja plas të tjera bomba…
“Kujdes si justifikoheni…”, në pritje të përgjigjes së Andit, Shqipja plas të tjera bomba…
0

“Kujdes si justifikoheni…”, në pritje të përgjigjes së Andit, Shqipja plas të tjera bomba…

0
0

Ish kandidatja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj ka trazuar sërish ujërat.

Këtë herë ajo është marrë me Andin i cili ka deklaruar se është i interesuar vetëm për Tean e madje një ditë më parë shkoi edhe më tej duke përmendur mundësinë e fejesës.

Shqipja ndërkaq ka treguar me anë të disa mesazheve zanore se në fakt ajo dhe Andi kishin një pëlqim dikur e madje ai ka thënë hapur se nuk i intereson Tea, ndërsa vetë quhet burri i Shqipes.

Shqipja e ka quajtur Andin të pafytyrë, ndërsa pas mesazheve zanore ka paralajmëruar atë dhe gjithë të tjerët që të kenë kujdes se si do të justifikohen pasi ka gati të tjera mesazhe, video e tekste të shkruara në telefon.

Ndërkohë publikimet e saj i kanë bërë përshtypje edhe ish analistit të “Përputhen” Meridian Ramcaj.

Ai i bën një reply Shqipes në ato që ka publikuar duke i shkruar: “Të paktën Andi nuk më ka zhgënjyer apo dalë ndryshe nga pritshmëritë që kisha për të nga fillimi, ndërsa për ty se di”, duke lënë të kuptohet se për Andin e dinte që ishte i tillë.

Shqipja e ka publikuar komentin e tij, ndërsa shkruan: “Edhe keq të mendosh për mua, unë do dal ajo që jam reale. Gjithsesi shpresoj ta kesh pasur për mirë mendimin për mua, kurse tek e para ke qëlluar në shenjë”

shqipja

shqipe

Link: https://www.instagram.com/shqipehysenaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CH5VQCJF8Xi/