Home Aktualitet E fundit/ Shifra të larta nga COVID-19, 8 persona ndërrojnë jetë
E fundit/ Shifra të larta nga COVID-19, 8 persona ndërrojnë jetë
0

E fundit/ Shifra të larta nga COVID-19, 8 persona ndërrojnë jetë

0
0

879 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë duke shënuar sërish rritje të rasteve ditore pozitive.

Ministria e Shëndetësisë në raportin e saj ditor njofton se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 8 persona midis moshës 59 dhe 81 vjeç.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar në total 589 qytetar.

Në të katërta spitalet në vend situata është e qëndrueshme dhe janë duke u trajtuar 284 pacientë, 21 në terapi intensive dhe 5 të intubuar.

Ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë apel për të respektuar rregullat e distancimit social dhe të higjenës.

Link: https://shendetesia.gov.al/covid19-ministria-e-shendetesise-3605-testime-589-te-sheruar-879-raste-te-reja-dhe-8-humbje-jete-ne-24-oret-e-fundit/

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/