Home Aktualitet E rëndë, ndërron jetë në moshën 26 vjeçare, ylli i kinematografisë
E rëndë, ndërron jetë në moshën 26 vjeçare, ylli i kinematografisë
0

E rëndë, ndërron jetë në moshën 26 vjeçare, ylli i kinematografisë

0
0

Aktorja e njohur koreano jugore Song  Yoo Jung ka ndërruar jetë në moshën 26 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e saj e cila njoftoi përmes një statusi në instagram se aktorja nuk jeton më, ndërsa shton se ajo ishte një person që falte gjithmonë lumturi me buzëqeshjen e saj të ndritshme dhe gjithashtu një aktore e jashtëzakonshme, që ka luajtur gjithmonë me shumë pasion.

Në këtë njoftim ndërkaq nuk bëhet i ditur shkaku i vdekjes së aktores e cila kishte shërbyer gjithashtu edhe si modele për disa firma të njohura kozmetike.

Roli i saj i fundit ishte në 2019 ku ajo luajti rolin kryesor në komedinë romantike “Dear my name”

Kujtojmë se vitet e fundit në Korenë e Jugut janë rregjistuar disa vdekje ndër personat e njohur.

Që prej 2017 kjo është vdekja e katërt mes figurave të njohura në moshë fare të re.

song jong

Link: https://www.instagram.com/p/CG6kBbWpjSi/

Burimi i lajmit: https://edition.cnn.com/2021/01/25/entertainment/south-korea-song-joo-yung-death-scli-intl/index.html