Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos ka festuar 27 vjetorin e lindjes një ditë më parë.
Ajo ka treguar disa nga surprizat që mori nga fëmijët dhe partneri i saj ku nuk munguan kartolinat plot dashuri të shkruajtura prej tyre dhe lulet e shumta që mbuluan gjithë sallonin e shtëpisë.
Modelja ka publikuar në instagram disa nga mesazhet që i kanë shkruar fëmijët shoqërur me zemra dhe fjalë të bukura, ndërsa të gjithë e thërrasin mami.
Ndërkohë në disa foto të tjera shohim se të katërt fëmijët janë mbledhur para tortës ndërsa të lumtur urojnë modelen.
Georgina ka zbuluar gjithashtu se për ditëlindjen e saj ata preferuan një resort turistik në veri të Italisë ku i shohim të argëtohen nën shoqërinë e njëri tjetrit.
Në video ata shfaqet në pishinë në momente romantike duke u puthur e përqafuar.
Pishina është në ambjent të hapur dhe përreth gjithçka është e mbuluar nga dëbora.
Link: https://www.instagram.com/p/CKmeWpUnH-S/, https://www.instagram.com/p/CKmEC9oq8t8/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHVFGDTHL5K/