Home ShowBiz Tha se do të largohej nëse Saimiri kthen Enxhëllin, por Meri ndryshon sërish mendje
Tha se do të largohej nëse Saimiri kthen Enxhëllin, por Meri ndryshon sërish mendje
0

Tha se do të largohej nëse Saimiri kthen Enxhëllin, por Meri ndryshon sërish mendje

0
0

Këtë të hënë në spektaklin “Love Story”, në momentin kur Saimiri do të vendoste se kë do të eleminonte u transmetua një videomesazh nga Enxhëll, e cila një javë më parë kishte vendosur të vetë eleminohej nga spektakli.

Saimiri e pati të vështirë të merrte një vendim, ndërsa vajzave nuk ju duke korrekte kjo kërkesë e saj, madje Meri tha që nëse mes tyre ka ndjenja ne të tjerat jemi të tepërta.

Ajo madje deklaroi hapur se ajo do të largohej nëse Saimiri vendos ta rikthejë Enxhëllin.

Por duket se me këtë deklaratë ajo është nxitur, pasi në një tjetër intervistë për “Daily love story” ditën e sotme ka ndryshuar mendim.

Ajo tha se ndonjëherë ndikojnë edhe emocionet, mblidhen të gjitha bashkë dhe ka momente që të vjen të plasësh.

Meri tha gjithashtu se kur je në një presion të tillë është e vështirë të marrësh një vendim dhe se Saimiri do e ketë të vështirë të vendosë.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=m38U6JCembU

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHsKtGDKdfu/, https://www.instagram.com/p/CJ_SvaEhHbY/,

https://www.instagram.com/p/CIngk_tgA6Q/