Aktorja Jonida Vokshi është rikthyer pas në kohë duke kujtuar vetën e saj në moshë adoleshence.
Me flokët e zinj dhe baluke përpara, me të njëjtat tipare të ëmbla, Jonida ishte një adoleshente shumë e këndshme dhe këtë na e vërtoi me foton e postuar së fundmi në instagram ku pozon bashkë me hallën e saj.
Në këtë foto ajo është vetëm 17 vjeç dhe pavarësisht se kanë kaluar shumë vite që atëherë, Jonida nuk ka ndryshuar fare, vazhdon të ketë po të njëjtën ëmbëlsi në fytyrë dhe po të njëjtat tipare si dhe sot.
Madje së fundmi i është rikthyer sërish balukeve dhe duket gati njësoj si dikur kur ishte në kohën e gjimnazit.
Aktualisht Jonida është martuar dhe prej 8 muajsh është bërë nënë e një vajze me të cilën e shohim të postojë herë pas here, foto dhe video të ndryshme.
Link: https://www.instagram.com/jonidavokshiofficial/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKlmQIpsT3f/