E trishtë, këngëtari i njohur shqiptar ndërron jetë në moshë të re
Këngëtari i njohur Rifat Kida ka ndërruar jetë në moshën 51 vjeçare.
Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë betejën me të cilën fatkeqësisht nuk mundi dot ta fitonte.
Lajmin për largimin e tij nga jeta e ka dhënë motra e tij Resmije Kida në llogarinë e saj në instagram ku ka postuar një foto me këngëtarin krahas së cilës shkuan: Miqtë e mi sot nga sëmundja e pashërueshme ndërroi jetë vëllai im Rifat Kida. Varrimi do të bëhet në vendlindje në fshatin Cermjan të Dushkajës në Gjakovë.
Motra e këngëtarit e ka shoqëruar foton gjithashtu me një mesazh prekës për largimin nga jeta të vëllait.
Këngëtari së bashku me motrën e tij janë bërë të famshëm me këngët dhe zërin e tyre, ndërsa për vite me rradhë kanë qenë anëtarë të shoqatës “Jahë Salihu Nivokaz”.