Publikohet video intime nga ashensori, Roberti dhe modelja italiane, jehonë në mediat e huaja
Një ditë më parë Robert Berisha dhe modelja italiane Maria Bove habitën opinionin publik me një video ku shfaqeshin duke u puthur.
Këngëtari vendosi krejt papritur të bëjë publike lidhjen me modelen bukuroshe italiane, ndërkohë që gjithmonë ka qenë i rezervuar sa i takon jetës së tij private.
Kjo video dhe fotot e tyre duket se ngjallën interes edhe në mediat italiane, të cilat i bënë jehonë puthjes së famshme të modeles me këngëtarin shqiptar.
Këto lajme i ka publikuar vetë modelja e cila duket se ndodhet aktualisht në Kosovë dhe këtë e shohim nga videot e postuara në instagram.
Ajo ka postuar gjithashtu edhe një video tjetër ku shihet në ashensor me këngëtarin i cili është mbrapa saj dhe afrohet për ta puthur, ndërsa ajo po realizon videon.
Përveç fotove dhe videove të përbashkë, ata nuk kanë dhënë asnjë detaj sa i takon raportit që kanë me njëri tjetrin, megjithatë duket pranuar se kjo është hera e parë që vetë Roberti e pranon hapur që del me dikë tjetër që pas ndarjes nga këngëtarja Nora Istrefi.
Link: https://www.instagram.com/maria_bove_official/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJ5mFoEphSm/,