Të jesh në transmetim direkt të ndodh gjithçka dhe këtë më mirë se kushdo tjetër e ka vërtetuar Alban Musa i cili drejton emisionin e mëngjesit në “AbcNeës”.
Gjatë momentit të gatimit ai ka nxjerrë kekun e tortës nga furra për të vijuar me përgatitjen e tij.
Por gjatë kohës që e ka marrë, forma ku ishte vendosur keku është hapur nga poshtë dhe ëmbëlsira ka rënë në lavaman duke shkuar dëm.
Pas kësaj ngjarjeje si ai dhe gruaja që do përgatiste tortën kanë shpërthyer në të qeshura, ndërsa kjo e fundit dëgjohet të thotë se i pushoi zemra pasi gjithçka shkoi dëm.
Megjithatë më pas e kanë kthyer në humor duke thënë se i kanë marrë më sysh dhe për këtë arsye keku shkoi dëm.
Këtë moment moderatori e ka postruar në instagramin e tij ndërsa shkruan: “Po ndodh edhe kështu, kjo është e bukura e transmetimit live”
Ndërkohë miq dhe ndjekës të tij kanë shpërthyer në të qeshura dhe komente humoristike pasi kanë parë këtë moment epik.
Link: https://www.instagram.com/p/CLMQZExAdsI/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CK_dhPZBaE-/