Ardit Gjebrea rezultoi i infektuar me COVID-19 disa ditë më parë dhe lajmin e dha vetë në instagram, ndërsa të dielën që kaloi e prezantoi spektaklin nga shtëpia.
Këtë të dielë mjekët i kanë rekomanduar pushim, kështu që për herë të parë pas shumë vitesh nuk do ta shohim nën drejtimin e emisionit dhe rubrikave të tij.
Ai ka treguar përmes një statusi në instagram se kush do ta zëvendësojë këtë të dielë.
Konkretisht rubrikën “Gjysma ime” dhe “Të panjohurit”, do ti prezantojë Enkel Demi.
Telebingon do ta prezantojë Gentian Zenelaj ndërsa “Ka një mesazh për ty”, Marsela Çibukaj.
Kjo është e diela e parë që Arditi nuk do të jetë as nga shtëpia dhe as në studio duke ja lënë vendin emrave të njohur të ekranit për të sjellë rubrikat e këtij spektakli.
Link: https://www.instagram.com/arditgjebrea/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CH3Kj2lBq83/