Home ShowBiz Olsa thyen heshtjen për skandalin Tea Beart, “Kam prova që Tea…”
Olsa thyen heshtjen për skandalin Tea Beart, “Kam prova që Tea…”
0

Olsa thyen heshtjen për skandalin Tea Beart, “Kam prova që Tea…”

0
0

Olsa Muhameti, autorja e programit “Përputhen” ka vendosur më në fund të thyejë heshtjen sa i takon skandalit mes Andit, Teas dhe Beartit.

Ajo e mohoi që produksioni të ishte në dijeni të lidhjes mes tyre.

Olsa tregon se kishte disa indikacione që njiheshin, por nuk ishte në dije të lidhjes.

Ajo ka thënë gjatë një interviste për Top Albania Radio se ka kërkuar fakte dhe prova që të mund të vepronte, ashtu siç ka kërkuar edhe për Andin dhe Melisën, por këto prova nuk kanë ekzistuar.

Olsa shton gjithashtu se ka disa fakte dhe një video që nuk i ka bërë publike sepse nuk ka dashur ta dëmtojë Tean.

Sipas saj Tea ka pasur pëlqim edhe për Andin, pasi qëndronin gjatë gjithë kohës bashkë.

Gjatë intervistës Olsa tha gjithashtu se Teas i plasi një bombë në dorë dhe filloi të kërkonte fajtor, preja më e lehtë në këtë rast ishte produksioni.

Kujtojmë se Andi dhe Tea dolën të përputhur nga emisioni, por kjo histori nuk zgjati më shumë se një javë, pasi u bënë publike fotot e Teas me Beartin që ishin të lidhur që prej muajit nëntor.

olsaaaa

Link: https://www.instagram.com/p/CKZUT73Bepw/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJMKO3oBUJr/https://www.instagram.com/p/CKrrM5mhap9/

https://www.instagram.com/p/CG-mLmzAouF/