Home ShowBiz Eneda pranon largimin nga “Portokalli” dhe shpjegon arsyet
Eneda pranon largimin nga “Portokalli” dhe shpjegon arsyet
0

Eneda pranon largimin nga “Portokalli” dhe shpjegon arsyet

0
0

Një njoftim i publikuar në faqen e “Top Channel”, se po kërkoheshin moderator për spektaklin “Portokalli” bëri që të lindnin dyshimet se Salsano dhe Eneda nuk do të ishin më pjesë e këtij spektakli.

Për Enedën dyshimet rezultuan të vërteta dhe këtë e konfirmoi vetë ajo me anë të një statusi në instagram ku shpjegoi gjithashtu edhe motivet që e çuan të marrë këtë vendim.

“Të dashurit e mi, miq real dhe virtual. Më duhet t’ju njofton se rrugëtimi im me spektaklin “Portokalli” përfundon këtu. U riktheva me mall në atë skenë kur mu propozua nga drejtuesit dhe në një farë mënyre e nxorra malin, kur i thonë një fjale. Por është momenti që të sjell në jetë projektet e mia pa me shitur dhe pa me blerë diksuh (sikurse shkruhet nëpër portale) dhe vazhdoj të jap kontributin tim artistic për këtë vend. Do komunikoj me ju vetëm në profilet e mia zyrtare në rrjete sociale dhe në kanalin tim në Youtube. Shihemi së shpejti. Faleminderi që jeni gjithmonë me mua dhe më keni mbështetur. Ju dua të gjithëve”, shkruan ajo në një foto të shpërndarë në instagram ku tregon kështu se tani e tutje do të angazhohet me projektet e saj muzikore.

eneddaa

Link: https://www.instagram.com/p/CLcwUO1l6EC/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKJ0aKnlFuN/