Home ShowBiz Një propozim nga qielli, aktori i propozon moderatores në mënyrën më unike
Një propozim nga qielli, aktori i propozon moderatores në mënyrën më unike
0

Një propozim nga qielli, aktori i propozon moderatores në mënyrën më unike

0
0

Së fundmi në media po qarkullon lajmi i fejesës së aktorit simpatik turk Can Yaman dhe moderatores italiane Diletta Leota.

Ata të dy postojnë herë pas herë foto ku pozojnë së bashku dhe ku nuk mungojnë shprehjet e dashurisë dhe komentet për njëri tjetrin shoqëruar me zemra.

Lidhja e tyre u zbulua fillimisht nga një revistë italiane që publikoi foto të dyshes duke u puthur, më pas ata vetë e konfirmuan lidhjen me foto të përbashkëta në rrjetet sociale.

Por së fundi një video që po qarkullon në rrjet hedh dyshime se Can mund ta ketë propozuar Dilettën për martesë.

Në këtë video në qiellin e Romës po fluturon një banderolë me shkrimin: “Dileta dëshiron të martohesh me mua, të dua Can”

Nuk dihet sa e vërtetë mund të jetë kjo, pasi asnjë prej tyre nuk ka publikuar diçka në rrjetet sociale, por që lidhja e tyre është serioze kjo tashmë është dihet.

Mediat italiane raportojë gjithashtu se videoja mund të jetë bërë vërtetë nga Can, sepse së fundmi është parë Can me nënë e moderatores duke ardhur vërdallë argjendarive në Romë për të zgjedhur unazën.

Link: https://www.instagram.com/p/CLYuJKJIZ1-/

can, diletta

Link: https://www.instagram.com/p/CLR4xBQhxZz/

 

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/man-and-woman-holding-hands-4765081/